Gjiks n’Chiks

I konceptuar për të ndërthurur kuzhinën aziatike me dizajnin bashkëkohor dhe një atmosferë të veçantë, GJIKS&CHICKS kombinon nuancat e theksuara të së kuqes, sipërfaqet e errëta, drurin e ngrohtë dhe gjelbërimin natyror në një koncept të unifikuar të enterierit.
Hapësira karakterizohet nga elementet skulpturore në tavan dhe ndriçimi dekorativ, të cilat i japin thellësi dhe karakter ambientit. Përtej zonave të ngrënies, kuzhina e hapur dhe ekspozimi i sushit e bëjnë përgatitjen dhe prezantimin e ushqimit pjesë të identitetit vizual të restorantit.
Organizimi i enterierit ndërthur zona të ndryshme të qëndrimit, duke krijuar një balancë mes hapësirave të hapura e dinamike dhe këndeve më intime. Çdo element, nga mobiliet dhe ndriçimi deri te përzgjedhja e materialeve, kontribuon në një enterier që pasqyron konceptin e restorantit dhe i jep hapësirës një identitet të veçantë.