I konceptuar për të ndërthurur kuzhinën aziatike me dizajnin bashkëkohor dhe një atmosferë të veçantë, GJIKS&CHICKS kombinon nuancat e theksuara të së kuqes, sipërfaqet e errëta, drurin e ngrohtë dhe gjelbërimin natyror në një koncept të unifikuar të enterierit.
Hapësira karakterizohet nga elementet skulpturore në tavan dhe ndriçimi dekorativ, të cilat i japin thellësi dhe karakter ambientit. Përtej zonave të ngrënies, kuzhina e hapur dhe ekspozimi i sushit e bëjnë përgatitjen dhe prezantimin e ushqimit pjesë të identitetit vizual të restorantit.
Organizimi i enterierit ndërthur zona të ndryshme të qëndrimit, duke krijuar një balancë mes hapësirave të hapura e dinamike dhe këndeve më intime. Çdo element, nga mobiliet dhe ndriçimi deri te përzgjedhja e materialeve, kontribuon në një enterier që pasqyron konceptin e restorantit dhe i jep hapësirës një identitet të veçantë.
Tag: horeca
POMPEII
POMPEII nuk është dizajnuar si një restorant tematik për Pompein. Atë e kemi menduar si një interpretim emocional i idesë së qytetit të ngrirë në kohë. Një hapësirë ku materiali, drita dhe copëzat krijojnë ndjesinë e një civilizimi të ruajtur nën shtresat e kohës.
Projektin e kemi mbështetë mbi kontrastin mes përhershmërisë dhe përditshmërisë.
Mes monumentalitetit historik dhe jetës së zakonshme njerëzore. Qasja e jonë nuk ka qenë rikrijimi bukfal i arkitekturës romake, por abstrahimi i saj. Për këtë arsye elementet klasike nuk i përdorëm si dekor nostalgjik, por si ritëm hapësinor dhe kujtesë kolektive.
Harqet nuk janë vetëm ornament, por korniza që organizojnë pamjen dhe lëvizjen brenda lokalit.
Ndërsa edhe materialet i kemi përdor me të njëjtën logjikë, ku travertini dhe druri nuk janë përzgjedhur për të dëshmuar luks por për shkak se vjetrohen me dinjitet. Sipërfaqet mbajnë gjurmë, hije dhe teksturë. Asgjë nuk synon perfeksionin steril.
Elementi më dominant i projektit është tavani dhe pjesa e mureve të ngjyrosura me një portokalli në të kuqe vullkanike, e cila nuk funksionon vetëm si ngjyrë, por si atmosferë.
Në kontrast me këtë intensitet, muret e bardha mbeten pothuajse të heshtura. Ato i kemi pasuru me disa vizatime të gdhendura lehtë në suva: silueta të Pompeit dhe Vezuvit, të perceptueshme vetëm nga afër dhe nën dritë të caktuar. Një kujtesë që nuk imponon veten, por zbulohet me pak kureshtje.
Në qendër të projektit është tavolina e përbashkët monumentale – boshti social i hapësirës. Ajo interpreton idenë e trapezarisë kolektive mesdhetare: një vend ku njerëzit ndajnë ushqimin dhe kohën. Skajet e travertinit të cokrruara i japin sensin e një objekti të gjetur, pothuajse arkeologjik, sikur tavolina të ishte zbuluar e jo prodhuar. Pikërisht për këtë arsye e kemi dizajnuar te gjith mobiliarin enkas për këtë projekt.
Karrigat e tavolinës qendrore nuk janë trajtuar si elemente të blera për të kompletuar enterierin, por si vazhdim i arkitekturës. Ato mbajnë një karakter pothuajse monolitik, njëkohësisht mbeten atraktive për tu ulur. Të njëjtën frymë e ndjekë edhe reklama e jashtme ku emri “POMPEII” nuk vendoset si grafikë komerciale mbi fasadë, por gdhendet në gur si një artefakt i kohës. Jo si reklamë, por si prezencë. Rezultati është një hapësirë që nuk tenton të duket historike e as “ultra-moderne”. Ajo është një moment i ngrirë mes këtyre dy gjendjeve.
POMPEII është konceptuar si një ambient ku koha nuk lexohet në mënyrë lineare, po si një vend ku materiali, drita dhe kujtesa bashkëjetojnë për të krijuar një atmosferë të njohur, por vështirë të kategorizueshme.
Studio ARTEC x ArchiEDU
BARISTAS
GJIKS and CHIKS chain
This space transforms a compact fast-food unit into a bold urban stage. The upper red-framed volume comes alive with real performances — bands playing, clowns entertaining, even local superstars stopping by to wave at passersby. It’s a space that doesn’t just serve food; it creates moments.
Every detail — from the black brick tiles and burnt-orange metal panels to the industrial pendants and the repeating & pattern — builds a strong and recognizable identity. The design is more than functional; it’s performative and alive, turning everyday encounters into a shared street spectacle that shaped a brand and a following.
Host and Guest
Where sport meets bar.
Materials can be what we demand them to be.
Designed as a vibrant meeting point for sports enthusiasts and casual visitors alike, Host & Guest Sports Bar combines the energy of a game lounge with the comfort of a social hub. The design features bold contrasts, electric blue lighting, warm orange accents, and industrial textures that define the atmosphere.
The open layout centers around a metallic bar counter illuminated by dynamic LED hues, with custom seating zones that balance intimacy and excitement. Mesh partitions, exposed ducts, and color-coded pathways create a spatial rhythm reminiscent of a stadium tunnel.
Large screens, jersey displays, darts, and a red-felt billiard table complete the experience, celebrating sports culture through architecture that is both playful and precise.
ALB
I konceptuar si një pikëtakim dinamik për adhuruesit e sportit dhe shoqërimit, HOST & GUEST Sports Bar ndërthur energjinë e një ambienti sportiv me komoditetin e një hapësire sociale. Dizajni karakterizohet nga kontrastet e theksuara, ndriçimi elektrik blu, nuancat e ngrohta të portokallisë dhe materialet industriale që krijojnë një atmosferë të veçantë.
Organizimi i hapësirës zhvillohet rreth banakut metalik, të theksuar nga ndriçimi dinamik LED, ndërsa zonat e ndryshme të qëndrimit krijojnë një ekuilibër mes intimitetit dhe gjallërisë. Ndarëset me rrjetë metalike, instalimet e ekspozuara dhe dyshemetë me ngjyra kontrastuese krijojnë një ritëm hapësinor që evokon atmosferën e korridoreve të stadiumeve sportive.
Ekranet e mëdha, ekspozimi i fanellave sportive, lojërat me shigjeta dhe tavolina e bilardos plotësojnë përvojën, duke e shndërruar kulturën sportive në pjesë të identitetit arkitektonik të një ambienti njëkohësisht energjik, argëtues dhe mikpritës.
Del Posto
A task was in front of us: Add an adjacent space to the existing venue that would serve for a fine dining experience while preserving the ambiance of the existing venue and parallelly upgrade the existing venue with minimal interventions. The aim was to create a sophisticated environment, where the old and the new fuse into one.
L’angolo
100 m2 | Hamburg, Germany [built 2019]
Mello marina bar
LIPS caffe
Warm, indulgent, and playfully sophisticated — Lips Lounge merges vintage charm with a modern sensual edge. Exposed brick, red velvet seating, and golden ventilation pipes shape an atmosphere that feels both intimate and theatrical. The illuminated mural, soft amber lighting, and lush green inserts balance elegance with a touch of mischief, creating a space designed for long conversations and late nights. A place where texture, tone, and light flirt seamlessly.
Photography | Faton Ademi
Pizzeria Hallall II
A small urban pizzeria designed with warmth and simplicity. Natural wood surfaces and exposed textures create a cozy atmosphere, while colorful chairs bring a playful, youthful energy. The space is compact yet inviting — a casual spot where fast food meets a touch of crafted design.