“Nona” is a space where architecture gently embraces life’s daily rituals — a place where food, memory, and play come together under one roof. It is designed not only for adults seeking a moment of calm, but equally for children whose presence brings spontaneity and movement into the space.
At its heart, “Nona” balances serenity and playfulness. The spatial arrangement is carefully structured: seating zones that encourage conversation, a corner dedicated to children’s play, and a dessert kiosk that acts like a small theatrical moment — a sweet interlude at the edge of the space.
Materiality and light are used with great sensitivity. Natural wood, soft textiles, and warm lighting define an atmosphere that is both nostalgic and contemporary. Carefully selected elements — such as floral mosaic motifs or modern pendant lamps evoking candlelight — create a multisensory environment where people of all ages can feel grounded and inspired.
This is architecture that invites both reflection and laughter — designed to hold the quiet presence of adults and the joyful movement of children, harmoniously in one space.
.
“Nona” është një hapësirë ku arkitektura përqafon butësisht ritualet e përditshme të jetës — një vend ku ushqimi, kujtimet dhe loja bashkëjetojnë nën një çati. Është dizajnuar jo vetëm për të rriturit që kërkojnë qetësi, por po aq edhe për fëmijët, prania e të cilëve sjell spontanitet dhe gjallëri në hapësirë.
Në thelb të saj, “Nona” qëndron mes qetësisë dhe gjallërisë. Organizimi hapësinor është ndërtuar me kujdes: zona uljeje që nxisin bisedën, një kënd i dedikuar për lojën e fëmijëve, dhe një kioskë ëmbëlsirash që sillet si një moment i vogël teatror — një ndalesë e ëmbël në skajin e hapësirës.
Materialet dhe drita janë përdorur me ndjeshmëri të lartë. Druri natyral, tekstilet e buta dhe ndriçimi i ngrohtë krijojnë një atmosferë që është njëkohësisht nostalgjike dhe bashkëkohore. Elementë të përzgjedhur me kujdes — si mozaikët floralë apo llambadarët modernë që evokojnë dritën e qirinjve — krijojnë një mjedis multisensorial ku njerëz të të gjitha moshave ndihen të pranishëm dhe të frymëzuar.
Kjo është arkitekturë që fton si reflektimin, ashtu edhe të qeshurat — e krijuar për të mbajtur praninë e heshtur të të rriturve dhe lëvizjen e gëzueshme të fëmijëve, në harmoni të plotë.
we are
di°verge|ent
Photography | Berat Kabashi Photography