gjiks n’ chiks

I konceptuar për të ndërthurur kuzhinën aziatike me dizajnin bashkëkohor dhe një atmosferë të veçantë, GJIKS&CHICKS kombinon nuancat e theksuara të së kuqes, sipërfaqet e errëta, drurin e ngrohtë dhe gjelbërimin natyror në një koncept të unifikuar të enterierit.
Hapësira karakterizohet nga elementet skulpturore në tavan dhe ndriçimi dekorativ, të cilat i japin thellësi dhe karakter ambientit. Përtej zonave të ngrënies, kuzhina e hapur dhe ekspozimi i sushit e bëjnë përgatitjen dhe prezantimin e ushqimit pjesë të identitetit vizual të restorantit.
Organizimi i enterierit ndërthur zona të ndryshme të qëndrimit, duke krijuar një balancë mes hapësirave të hapura e dinamike dhe këndeve më intime. Çdo element, nga mobiliet dhe ndriçimi deri te përzgjedhja e materialeve, kontribuon në një enterier që pasqyron konceptin e restorantit dhe i jep hapësirës një identitet të veçantë.

Photography | Berat Kabashi

ZUCCA cucina Longlisted for the Archello Awards 2026

Kemi kënaqësinë të ndajmë lajmin se ZUCCA cucina është përfshirë në listën e gjatë të Archello Awards 2026, në kategorinë Café / Restaurant of the Year.
Për ne, kjo është një tjetër vlerësim që na konfirmon se jemi në rrugën e duhur. Projektet e përzgjedhura në listën e gjatë do të shqyrtohen nga juria ndërkombëtare, ndërsa finalistët do të shpallen në muajin nëntor.
Mezi presim të shohim se ku do ta çojë ZUCCA cucina ky proces në vazhdim.
_________________
We are happy to share that ZUCCA cucina has reached the Archello Awards 2026 Longlist in the Café / Restaurant of the Year category.
For us, this is just another acknowledgment that we are doing things right. The longlisted projects will now be reviewed by the international jury, with the finalists to be announced in November.
We look forward to seeing where the process takes ZUCCA cucina next.
Architecture is Art, not Industry.

we are °|

See less

Studio ARTEC Receives Two Honours at the BUILD Architecture Awards 2026

Studio ARTEC has been recognised with two awards at BUILD Magazine’s Architecture Awards 2026:

  • Best Multidisciplinary Architectural & Design Practice 2026 – South East Europe
  • Best Restaurant Interior Design Project 2026 (South East Europe): Zucca Cucina

These honours mark a meaningful milestone for the studio, recognising both the breadth of its architectural and design practice and its work on Zucca Cucina.

Building on its 2024 recognition, Studio ARTEC continues to pursue a distinctive design approach that brings together spatial clarity, sensory experience, and an understanding of how people inhabit spaces. The award for Zucca Cucina places particular focus on the studio’s restaurant interiors, where atmosphere and function come together to shape the dining experience.

Founded by Ilir Llonçari, Studio ARTEC approaches each project with a commitment to authenticity, attention to detail, and design with purpose. This year’s recognition celebrates the collective effort of its team and the trust of the clients and collaborators who help bring its work to life.

With gratitude for these honours, Studio ARTEC looks ahead to new opportunities to create thoughtful, expressive spaces across Southeast Europe and beyond.

https://www.build-review.com/winners/studio-artec/

Explore the studio’s work at www.artec.al.

pompeii

POMPEII nuk është dizajnuar si një restorant tematik për Pompein. Atë e kemi menduar si një interpretim emocional i idesë së qytetit të ngrirë në kohë. Një hapësirë ku materiali, drita dhe copëzat krijojnë ndjesinë e një civilizimi të ruajtur nën shtresat e kohës.
Projektin e kemi mbështetë mbi kontrastin mes përhershmërisë dhe përditshmërisë.
Mes monumentalitetit historik dhe jetës së zakonshme njerëzore. Qasja e jonë nuk ka qenë rikrijimi bukfal i arkitekturës romake, por abstrahimi i saj. Për këtë arsye elementet klasike nuk i përdorëm si dekor nostalgjik, por si ritëm hapësinor dhe kujtesë kolektive.
Harqet nuk janë vetëm ornament, por korniza që organizojnë pamjen dhe lëvizjen brenda lokalit.
Ndërsa edhe materialet i kemi përdor me të njëjtën logjikë, ku travertini dhe druri nuk janë përzgjedhur për të dëshmuar luks por për shkak se vjetrohen me dinjitet. Sipërfaqet mbajnë gjurmë, hije dhe teksturë. Asgjë nuk synon perfeksionin steril.
Elementi më dominant i projektit është tavani dhe pjesa e mureve të ngjyrosura me një portokalli në të kuqe vullkanike, e cila nuk funksionon vetëm si ngjyrë, por si atmosferë.
Në kontrast me këtë intensitet, muret e bardha mbeten pothuajse të heshtura. Ato i kemi pasuru me disa vizatime të gdhendura lehtë në suva: silueta të Pompeit dhe Vezuvit, të perceptueshme vetëm nga afër dhe nën dritë të caktuar. Një kujtesë që nuk imponon veten, por zbulohet me pak kureshtje.
Në qendër të projektit është tavolina e përbashkët monumentale – boshti social i hapësirës. Ajo interpreton idenë e trapezarisë kolektive mesdhetare: një vend ku njerëzit ndajnë ushqimin dhe kohën. Skajet e travertinit të cokrruara i japin sensin e një objekti të gjetur, pothuajse arkeologjik, sikur tavolina të ishte zbuluar e jo prodhuar. Pikërisht për këtë arsye e kemi dizajnuar te gjith mobiliarin enkas për këtë projekt.
Karrigat e tavolinës qendrore nuk janë trajtuar si elemente të blera për të kompletuar enterierin, por si vazhdim i arkitekturës. Ato mbajnë një karakter pothuajse monolitik, njëkohësisht mbeten atraktive për tu ulur. Të njëjtën frymë e ndjekë edhe reklama e jashtme ku emri “POMPEII” nuk vendoset si grafikë komerciale mbi fasadë, por gdhendet në gur si një artefakt i kohës. Jo si reklamë, por si prezencë. Rezultati është një hapësirë që nuk tenton të duket historike e as “ultra-moderne”. Ajo është një moment i ngrirë mes këtyre dy gjendjeve.
POMPEII është konceptuar si një ambient ku koha nuk lexohet në mënyrë lineare, po si një vend ku materiali, drita dhe kujtesa bashkëjetojnë për të krijuar një atmosferë të njohur, por vështirë të kategorizueshme.
Studio ARTEC x ArchiEDU

Zucca Cucina receives BIG SEE award for hospitality

Krenarë që Zucca Cucina është vlerësuar me BIG SEE Interior Design Award 2026.
Ky restaurant smart casual është dizajnuar me kujdes për të ofruar një atmosferë të ngrohtë, të qetë dhe të rafinuar, ku eksperienca e kuzhinës italiane përcillet përmes një gjuhe arkitektonike të përmbajtur por elegante. Këtu, arkitektura nuk kërkon vëmendje, por vendos një prezencë të qetë dhe dinjitoze – një skenë e përmbajtur mbi të cilën shpaloset eksperienca njerëzore.
Materialet natyrore krijojnë një ambient intim që fton qetësi dhe reflektim. Ndriçimi i butë e thellon eksperiencën, duke vendosur fokusin te prania njerëzore dhe lidhja me ushqimin, bisedën dhe kohën.
Elegancë e thjeshtë, eksperiencë italiane.
•
Proud to see Zucca Cucina recognized at the BIG SEE Interior Design Award 2026.
This smart casual restaurant has been thoughtfully designed to offer a warm, quiet, and refined atmosphere, where the Italian culinary experience is conveyed through a restrained yet elegant architectural language. Here, architecture does not demand attention, but establishes a quiet and dignified presence – a composed stage upon which the human experience unfolds.
Natural materials create an intimate setting that invites calm and reflection. The subtle lighting enhances the experience, placing the focus on the human presence and the connection to food, conversation, and time.
Simple Elegance, Italian Experience.

ZUCCA cucina by ARTEC

reflect shoes

The Reflect Shoes project is the product of an idea that was formed from the client’s request to accommodate several brands in a single store, where none of them seems “out of place”.
When you look at the store from the outside, you see only the first layer that has been presented to the public, where the entrance is intentionally emphasized, while the interior space is layered in cascades that are gradually revealed, also separating the store into zones that allow for a less overwhelming shopping experience. In the entrance area, the till is on one side, while on the other side there is a water bar that serves refreshments for visitors. This space has been intentionally placed by the door to offer visitors a second experience from up close and to symbolize the “welcoming and seeing off” that has always been part of our culture.
The design of the store has clear lines dividing conceptual spaces, where the transparent shelves in the middle allow the perception of depth, while the soft arches and the open background allow the displayed products on the shelves to be experienced in the most natural way. The space has also been endowed with mirrors to serve as a medium for assessing oneself in their reflection, and with shelves that are custom-made from stainless steel to represent the “Reflect” brand, where both the layout and the materials reflect what the brand stands for.
•
Projekti i Reflect shoes është produkt i një ideje, që është formu nga kërkesa e klientit për t’i akomodu disa lloje të brendeve në një dyqan të vetëm, ku asnjëra nuk duket se është “Out of place”.
Kur shiqon lokalin nga jashtë, sheh vetëm shtresën e parë që është vendosë me ju prezantu publikut, ku me qëllim theksohet hyrja, pasi që hapsira brenda është e organizuar në kaskada që zbulohet gradualisht duke eksploru lokalin. Në pjesën e hyrjes është banaku i pagesave në njërën anë, ndërsa në tjetrën është një bar i pijeve freskuese për vizitorët. Kjo hapsirë nuk është rastësisht tek dera, por është për ta ofruar një përjetim të dytë nga afër dhe simbolizon “Pritjen dhe përcjelljen” sic ka qenë gjithmonë pjesë e kulturës tonë.
Për më shumë, dizajni i lokalit ka vija të kjarta të ndarjes të hapsirave konceptuale, ku raftet transparente në mes mundësojnë përceptimin e thellësisë, ndërsa harqet e buta dhe prapavija e hapur mundësojnë në mënyrë sa më neutrale përjetimin e produkteve të shfaqura në rafte, të cilat janë punuar enkas nga inoksi për të përfaqsuar brendin “Reflect”, ku si organizimi, po edhe materialet reflektojnë se për çka qëndron brendi.